
Instituti Adriapol, me mbështetjen e Agjensisë Kombëtare të Rinisë, organizoi aktivitetin “Triple City Pitching for Innovation” në datat 7,8 dhe 9 Tetor 2022 në qytetin e Vlorës.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte nxitja e sipërmarrjes rinore në qarkun e Vlorës. Në aktivitet morrën pjesë 20 të rinj me ide biznesi në fushat e inovacionit dhe teknologjisë.
Dita 1: Pitching dhe scouting në Vlorë, ky aktivitet u zhvillua në qytetin e Vlorës ku 20 të rinjtë patën mundësi të prezantonin idenë e tyre përpara 3 anëtarëve të jurisë. Juria u përbë nga ekspertë në fushën e startup-eve dhe si përfundim nga ky aktivitet u përzgjodhën vetëm 15 ide biznesi të cilët kaluan në fazën tjetër që ishte edhe faza finale.
Dita 2 & 3: Trajnimi dhe Eventi final në Vlorë, u organizua në formën e një Bootcamp-i shtrirë në dy ditë. Në ditën e parë të 15 përfaqësuesit e ideve të biznesit u trajnuan për tema si: plani i biznesit dhe plani financiar si dhe u mentoruan nga ekspert të fushës. Dita e dytë në pjesën e parë kishte një trajnim për pitching (prezantim) si dhe mentorim të vazhdueshëm nga ekspertët e fushës. Në pjesën e dytë të ditës 15 përfaqësuesit e ideve të biznesit u prezantuan përpara jurisë për të konkurruar. 3 Fituesit do të inkubohen për një muaj. Inkubimi i tre startupeve fituese, e cila do të shtrihet në një muaj menjëherë pas aktivitetit, do të përfshijë trajnime, rritje kapaciteti dhe krijim network të 3 fituesve me sipërmarrës të suksesshëm në treg.
FOTO GALERI



























